Zanfina dhe Noizy, publikojnë duetin
Zanfina Ismaili ka publikuar projektin e shumëpritur muzikor, realizuar në bashkëpunim me reperin Noizy.
Dueti “Po sikur”, që me gjasë do të shndërrohet në hit veror, prek një temë shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Teksti i këngës, i shkruar nga Noizy, flet kundër dhunës dhe konflikteve në çift, duke bërë thirrje për më shumë respekt ndaj femrave.

Linku i videos http://youtu.be/gzUkOXLJ154
Kënga është punuar nga Durim Kiddo dhe Dj Aboom, ndërkaq videoklipi nga Fron Media.

Nora dhe Gena, kthehen të shtunën

Nora dhe Gena, kthehen të shtunën
Duket se vera e këtij viti do të karakterizohet me bashkëpunime mes këngëtarëve shqiptar.
Pas publikimit të duetit të Zanfina Ismailit dhe Noizyt dhe derisa pritet dueti i Tunës e Cozman, është paralëjmëruar publikimi i një tjetër videoklipi, nga një tjetër dyshe e njohur.
Nora Istrefi ka konfirmuar se këtë të shtunë do te pblikohet videoklipi i këngës “Më mungon”, realizuar ne bashkepunim me kengetarin Gena.
Xhirimet e videoklipit janë realizuar nga produksioni “Entermedia”, ndërsa këng është pritur shumë mirë në publik, pasi u interpretua në Videofesti Muzikor 2013.

Tuna ft. Cozman - Fenix (Official Video HD)

Tuna ft. Cozman - Fenix (Official Video HD)

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu ka lënë në pritje fansat e saj që nga mbrëmë, për kur ishte paralajmëruar publikimi i videoklipit të ri.
"Feniks”, dueti i saj me Cozman (Ylber Abdullahu) megjithatë është zbuluar para publikimit zyrtar.
Dikush është kujdesur që të shuaj kurreshtjen e publikut, duke e hedhur këngën në disa faqe internet, duke përfshirë edhe You Tube.
Tuna ka zbuluar disa pamje nga ky videoklip, që pritet të publikohet gjatë orëve në vazhdim.
shiko klipin ne ket link -->> http://youtu.be/3KhYDv7Se6A


Noizy kopjon Getin

Noizy kopjon Getin


TUNA ft. COZMAN - Fenix (Official Video)

TUNA ft. COZMAN - Fenix (Official Video) 



Është publikuar në internet kënga e re e Tunës dhe reperit Cozman, të cilët edhe një herë e kanë konfirmuar se janë në lidhje.
Kënga me titull “Tuna Loves Cozzy” është bashkëpunimi i ri i dyshes që ka bërë bujë së fundmi, me fotot lakuriq në saunë.
Në fakt kemi të bëjmë me një rrjedhje të versionit demo të këngës dhe producentët Zzap & Chriss ashpër kanë reaguar në rrjetet sociale ndaj atyre që e kanë publikuar demo versionin e bashkëpunimit të Tunës dhe Cozman. Pra, ky nuk është versioni final i këngës.
Tashmë fansat kanë rastin ta dëgjojnë këngën, por Telegrafi ka mësuar nga burimet e afërta se së shpejti do të lansohet edhe videoklipi i “Tuna Loves Cozzy”.
Videoklipin është duke e punuar produksioni më i mirë shqiptar, Entermedia.

Geti nënçmon Unikatilin

Geti nënçmon Unikatilin

uuuNjë konflikt mes tyre ekziston që nga dalja në skenë. Por, rep këngëtarët sa herë që pyeten për një gjë të tillë, e mohojnë. Ndërsa nga ana tjetër përmes diss-ave por edhe statuseve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, rep këngëtarët ‘sulmojnë’ njëri tjetrin. Menjëherë pas publikimit të këngës së Unikatil, Getoar Selimi ka nisë kritikat. Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar përbri këngës “U qova pi vorri”, ‘kqyre sakati pfffff’. Komenti në fjalë menjëherë është shoqëruar me komente të ndryshme nga miqtë e Getit, ndërsa në mesin e komenteve ka pas edhe prej atyre që i kanë dal në ndihmë Unikatil.