Geti nënçmon Unikatilin

Geti nënçmon Unikatilin

uuuNjë konflikt mes tyre ekziston që nga dalja në skenë. Por, rep këngëtarët sa herë që pyeten për një gjë të tillë, e mohojnë. Ndërsa nga ana tjetër përmes diss-ave por edhe statuseve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, rep këngëtarët ‘sulmojnë’ njëri tjetrin. Menjëherë pas publikimit të këngës së Unikatil, Getoar Selimi ka nisë kritikat. Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar përbri këngës “U qova pi vorri”, ‘kqyre sakati pfffff’. Komenti në fjalë menjëherë është shoqëruar me komente të ndryshme nga miqtë e Getit, ndërsa në mesin e komenteve ka pas edhe prej atyre që i kanë dal në ndihmë Unikatil.