Zanfina dhe Noizy, publikojnë duetin
Zanfina Ismaili ka publikuar projektin e shumëpritur muzikor, realizuar në bashkëpunim me reperin Noizy.
Dueti “Po sikur”, që me gjasë do të shndërrohet në hit veror, prek një temë shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Teksti i këngës, i shkruar nga Noizy, flet kundër dhunës dhe konflikteve në çift, duke bërë thirrje për më shumë respekt ndaj femrave.

Linku i videos http://youtu.be/gzUkOXLJ154
Kënga është punuar nga Durim Kiddo dhe Dj Aboom, ndërkaq videoklipi nga Fron Media.